-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Konjufca: Me mendje e zemër jemi pranë dhimbjes së familjeve të viktimave e popullit mik amerikan

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist në ShBA.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova me mendje e zemër është pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe përkrah ShBA-së.

“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Konjufca tha se mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit