18.4 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Konjufca: Lexues të dobët, ata që thonë se Dehari e ka fshehur votimin për votim të fshehtë

- Advertisement -

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vërteton se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore në propozimin për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ai këtë e tha në një konferencë për media, të mbajtur së bashku me kandidaten e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, një ditë pas vendimit të Kushtetueses.

“Përmes propozimit për kryetar të fshehtë, Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë. Të gjithë ata që thonë se Avni Dehari e ka fshehur votimin për votim të fshehtë, unë mendoj se janë lexues të dobët, ose s’e kanë lexuar vendimin fare, ose e lexojnë gabimisht, ose e interpretojnë qëllimisht keq”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës detyron deputetët që të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit jo më vonë se 30 ditë nga konstituimi i tij

Të ngjashme

Të fundit