24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Konjufca: Lëvizja Vetëvendosje ka pritur tre vjet për të marrë vendimin për dinarin

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka folur për Rregulloren e re të BQK-së dhe atë se çka po i propozojnë shtetet mike.

Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë lëkundje të relacioneve në mes Kosovës dhe shteteve mike të saj pas vendimit të BQK-së për dinarin.

Konjufca tha se shtetet mike gjithnjë e këshillojnë dhe e shtyjnë përpara Kosovën që të veprojë ashtu siç mendojnë ato, por sipas tij, Kosova është ajo që i merr vendimet vet dhe “kurrë nuk i merr vendimet në mënyrë të njëanshme ashtu siç po pretendohet.

“Çështja për dinarin është ditur qysh moti që Lëvizja Vetëvendosje ka pritur tash e tri vite për ta marrë këtë vendim. Ndërkombëtarët e kanë ditë që nën qeverisjen e VV-së do të merret një vendim i tillë sepse kur kanë qenë në pushtet formacione të tjera, nuk është zbatuar një rregull që është e shkruar. Dinari ilegal në Kosovë është prej kur ka hyrë në fuqi euro”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se vendimi i tyre nuk duhet të jetë problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare, pasi sipas tij është vetëm zbatim i ligjit.

Kreu i kuvendit më tej tha se pas vendimit të fundit të BQK-së nuk beson që do të ketë masa të reja ndaj Kosovës.

“Ne i sigurojmë [bashkësinë ndërkombëtare] që kurrfarë efekti negativ në jetën e serbëve kjo nuk do të ketë. Problemi është tek paraja “kesh” që po iu vjen serbëve me thasë. Disa njerëz pastaj po e lidhin popullatën serbe me këto, me shantazh, me kontroll, ky është problemi, e nuk është problemi që serbët do të mbesin pa pensione e paga. Nuk besoj që do të ketë masa të reja”, është shprehur ai.

Rregullorja e re e BQK-së ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti, e kjo Rregullore përcakton Euron si valutën e vetme monetare në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit