Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që po mbahet sot ka nominuar Albin Kurtin, kandidat të tyre për kryeministër edhe për një mandat qeverisës, shkruan Reporteri.net.
Në këtë mbledhje fjalë të mëdha për liderin, ka folur Glauk Konjufca, duke e quajtur lider të rrallë.
“Kosova ka pasur suficit të liderëve, por Albin Kurti, është i rrallë. I priu me guxim protestave të studentëve, ishte krahu i djathtë i Adem Demaqit në UCK dhe pastaj një figurë shumë e guximshme mes burgosjeve politike në burgjet e Serbisë”, ka thënë Konjufca.
Tutje ai tha se Qeveria Kurti ishte qeverisja më e mirë për qytearët dhe për vendin nga pavarësia e Kosovës.
“Për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë, buxhetin, policinë, për sigurinë, dhe për të gjithë sektorët vital të jetës tonë insitucionale, publike e shoqërore janë të gjithë shumë më mirë tv organizuara se në vitin 2020 dhe më parë. Kemi marre vendime të guximshme si ndahet buxhet me shumë për fëmijë, nëna, pleqa, student”, tha Konjufca