Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Konjufca u deklarua në lidhje me çështjen e Asociacionit dhe ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin ë Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Ai tha se nuk mundet që në vend të Kosovës, Bashkimi Evropian ta propozojë atë draft.
Konjfuca ka kritikuar edhe qasjen e BE-së ndaj Kosovës, ku ndër të tjerash tha se ne mudn të pranojmë kritika për vonesë, por jo që Kosovës t’i merren kompetencat.
Nuk mund që në vend të Kosovës të propozojë draftin e Asociacionit, Bashkimi Evropian.Kjo i bie që BE-ja me ia grabit një kompetencë shtetërore Kosovës, një kompetencë për të cilën vetë Brukseli në organizatat e veta e ka të shkruar njëra prej marrëveshjeve. Sipas marrëveshjeve të arriturat deri tash Kosova e ka këtë të drejtë, që të paraqes një draft status të Asocaiconit.BE-ja mund të na kritikojë me thanë jeni vonu se keni paraqit draftin, e mund të themi a ka pas afat?A ka pas afat preciz deri kur? Nuk ka pas. Pra më shumë është varur nga dinamika kohore të negociatave të Brukselit. Ne mund të pranojmë kritikën që jemi vonu, por vonesa s’do të thotë me ia marrë kompetencën Kosovës. Prej këtij momenti ti e ke humb si shtet kompetencën. Pra me ia imponu Kosovës në këtë mënyrë, që ky është dokumenti e ky duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, jo që nuk është fer por është qasje shumë diskriminuese e BE-së i cili Kosovën e trajton si jo-shtet”,deklaroi Konjufca, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kjo është si me e trajtu Kosovën jo-shtet.
“Kosova duhet me e mbrojtë të drejtën e vetë deri në fund. Të ulet me BE-në e të qartësojë kush e ka këtë kompetencë, Kosovar, apo BE-ja. Unë mendoj se e ka Kosova. A jemi vonu a jo ne ashtu kështu jemi nën masa të BE-së, mjafton kjo me pagu çmimin që jena vonu, por jo me na e marr kompetencat. Merë ose leje s’është qasje në rregull. Një dokument që e shkruajnë ata vetë, e i cili thotë që Kosovës i takon kjo e drejtë. Ti mund të na akuzosh si Kosovë për zvarritje, por s’do të thotë të t’i merr kompetencat shtetërore, ne jemi shtet sovran e do të sillemi si të tillë”,shtoi ai.
“Se kom ni kërkon tu thon ky është 100 % i saktë BE-ja na ka pru, kjo është mënyra e vetme. A keni dëgju ndonjë zyrtar të Kosovës që ka thënë kështu? E kemi pranuar, do ta shqyrtojmë, por do të insistojmë për të drejtën e Kosovës për të propozuar një draft që kërkush nuk mundet me e marrë. S’mundet BE-ja me na e marrë këtë të drejtë veç pse është e fortë apo vec pse mundet me na vendos masa”,theksoi ai.
“Serbia edhe me veprime politike të letrës së Bërnabiq, edhe me sulmin e Banjskës e ka spjegu e demostru që nuk e respekton marrëveshjen e Ohrit. Ne jemi në fazë që BE-ja ta bind Serbinë të respektojë këtë marrëveshjes dhe besoj këtë e ka bë edhe Besnik Bislimi në dialog, është mundu të bindë BE-në që të bindin Serbinë për të respektuar marrëveshjen e Ohrit