29.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Konjufca: Krimineli që s’pendohet është i gatshëm ta përsërisë krimin

- Advertisement -

Për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Serbia kishte për qëllim që ta shfaros popullin shqiptarë.

Konjufca thotë se Serbia ende po vazhdon që ta mbajë të fshehtë fatin e të pagjeturve, duke shtuar se krimineli që nuk pendohet, është i gatshëm ta përsëris krimin.

“Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha në Kosovë dhe me këso masakra ishin mbushur Kosova në vitin 98-99. Kur të shihet se shumica nga të vrarit kanë qenë civilë të pambrojtur, duke përfshirë fëmijë e gra, tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë.Ishte qëllimi me ma zhduk e me na shfaros, vetëm pse jemi shqiptarë. Me na çrrënjos nga toka kur Serbia të gjitha këto krime i ka organizuar dhe plagët tona ende janë të hapura, sepse dhimbja për vrasjen e më të dashurve tanë, nuk kalon kurrë. Mijëra të afërm nuk i dimë ku janë, por secili prej nesh e dimë se ata janë në Serbi, dhe Serbia jo vetëm që nuk tregon por po i fsheh. Krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsëris atë”, tha Konjufca.

Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serb 116 persona civil që ishin në kolonë për t`u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.

Të ngjashme

Të fundit