-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë, teksa deklaroi që sipas tij, tashmë siguria e Kosovës është prioriteti i parë.

“Tash procesi politik është në rend të tretë, në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmang një sulm të ardhshëm nga shteti serb që mund të vij”, u shpreh Konjufca.

Ai gjithashtu shtoi se Kosova e ndëshkuar e pa mbështetje ndërkombëtare i dha trimëri Serbisë.

“Rezultati indirekt i kësaj qasje ka qenë trimërimi i Serbisë, inkurajimi i Serbisë, që duke e pa Kosovës të dënuar, duke e pa Kosovën duke ia heq mbështetjen ndërkombëtare, të provojë Serbia ndonjë këso sulmi, në mos është rasti për aneksimin e Kosovës”, u shpreh Konjufca për RTK.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit