Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme me kulturën gjermane.
Sipas tij, numri i konsiderueshëm i gjermanisht-folësve, është tregues i një afrimiteti të cilin duhet ta zhvillojmë gjithnjë e më shumë.
Kështu ka thënë përmes një postimi, në rastin e evenimentit të Ditëve të Gjuhës Gjermane në “Goethe-Zentrum” në Prishtinë.
“Në pritjen tejet miqësore u njoftova edhe për aktivitetet dhe programin e larmishëm që do të shoqërojnë këto ditë pjesëmarrësit, të cilët do të kenë mundësinë të jenë më pranë asaj çka i ka ofruar publikut botërisht kultura dhe gjuha gjermane” ka thënë Konjufca.
Konjufca poashtu tha se një pjesë e vendit kanë njohuri në gjuhën gjermane e që ky afrimitet duhet të zhvillohet edhe më shumë.
“Kosova ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme me kulturën gjermane dhe një numër të konsiderueshëm të gjermanisht-folësve, tregues ky i një afrimiteti të cilin duhet ta zhvillojmë gjithnjë e më shumë” tha Konjufca.
Postimi i plotë:
Me rastin e evenimentit të Ditëve të Gjuhës Gjermane, sot pata kënaqësinë të vizitoja “Goethe-Zentrum” në Prishtinë.
Në pritjen tejet miqësore u njoftova edhe për aktivitetet dhe programin e larmishëm që do të shoqërojnë këto ditë pjesëmarrësit, të cilët do të kenë mundësinë të jenë më pranë asaj çka i ka ofruar publikut botërisht kultura dhe gjuha gjermane.
Kosova ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme me kulturën gjermane dhe një numër të konsiderueshëm të gjermanisht-folësve, tregues ky i një afrimiteti të cilin duhet ta zhvillojmë gjithnjë e më shumë.
U shpreha falenderues për aktivitete të tilla që i shtojnë vlera jetës kulturore publike dhe që shërbejnë jo vetëm si afirmim i një të shkuare të ndërveprimit kulturor shembullor, por edhe si garanci që në të ardhmen kjo miqësi dhe ky afinitet mes kulturave tona do të thellohet duke shkëmbyer gjithçka që kemi më të mirë me njëri-tjetrin.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=781331736697857&id=100044631120296&mibextid=Nif5oz