7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Konjufca ka nisur një vizitë zyrtare disaditore në Austri

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur viztën zyrtare në Austri. Ai pritet të takohet me kryeparlamentarin austriak, Volfgang Sobotka.

Takimi pritet të mbahet nesër në Pallatin Epstein, në Vjenë.

Kryeparlamentari do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.

Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri kryeparlamentari Konjufca do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucional. /RTK/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit