3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Konjufca: Jemi tronditur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë, ngushëllime familjeve

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi është tronditur nga vdekja e katër personave në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë.

Kryeparlamentari e nisi seancën e sotme duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Mbrëmë të gjithë ne u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilët i humbën më të dashurit e tyre”, tha Konjufca.

Po ashtu ai tha se “qoftë ky rasti i fundit për Kosovën”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit