11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Konjufca i përcjell në Kushtetuese amendamentet kushtetuese për Vettingun

- Advertisement -

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vetingun në sistemin e drejtësisë i ka përcjellë sot amendamentet kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtit janë përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Konjufca tha se është i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë.

“Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit