-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Konjufca i ofron mbështetje Kamberit për Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim deputetin Shaip Kamberi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit