Në 19 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, duke u shprehur se gjatë këtyre viteve kanë kaluar nëpër vështirësi e beteja të ndryshme politike.
Konjufca tha se gjatë kësaj kohe i kanë qëndruar pranë popullit, por sipas tij, as populli nuk i ka braktisur kurrë.
“Ja tek jemi mbledhur pra këtu të gjithë së bashku për ta festuar 19 vjetorin e Lëvizjes sonë, 19 vjet rrugëtuam së bashku, kaluam nëpër të gjitha vështirësitë e mundshme, nëpër plot beteja politike dhe tak jemi jemi pas 19 vitesh, Lëvizja më e madhe shqiptare dhe duke shikuar sigurtë drejt fitoreve të reja”
“Falënderimi i për gjithçka të bukur që e kemi arritur tsë bashku, i takon popullit tonë të dashur e të vuajtur, të cilit gjithmonë ne si Lëvizje i qëndruam pranë, por i cili poashtu nuk na braktisi neve kurrë. Qofshim gjithmonë bashkë edhe drejt horizonteve të reja”, u shpreh tutje ai.