3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Konjufca e quan të paqëllimshëm përplasjen e Osmanit me Qeverinë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar si të paqëllimshëm, moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas letrës që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i kishte dërguar KiE-së, se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin, kishte reaguar presidentja Osmani, për mos koordinim me të.

Por, sipas kreut të legjislativit, përplasja ka ardhur për shkak se e para e shtetit ka qenë jashtë vendit dhe qeveria, përkatësisht MPJD-ja, nuk kanë arritur ta informojnë Osmanin me kohë.

“Kuvendi, Presidenca, unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Jashtme, e kjo mua kam hamendësua që ka mundur me ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte  në ShBA e për shkak të largësisë me siguri. Jo çdo hollësi e cila  ndryshonte çdo minutë, në ditën e votimit të Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe koordinohet, pra unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëj diçka te qëllimshme kundër Presidentes. Ka qenë thjeshtë teknikisht një largësi e madhe gjë që ka pamundësi që ndryshimet çdo minutë që i ka bërë Qeveria e Kosovës, të arrijnë të krijojnë atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndaj të gjitha me Presidencën, dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj. E keni parë e ky reagim vjen me siguri si pasojë e asaj që ata kane menduar që çdo hollësi do duhej të ishte ndarë”, theksoi Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për kritikat që shefi i EULEX-it ia bërë institucionit që ai drejton për mos kalimin e raportit vjetor për vitin 2022 të institucionit të Avokatit të Popullit.

“Kjo ka ndodh për shkak se mazhoranca konstatoi që raporti ishte i paplotë, deputet kishin secili vërejtjet e tyre në përgjithësi një numër i madh i deputetëve nga ana e mazhorancës herë pas here e kanë kritikuar institucionin e avokatit të popullit. Unë dua të rezervohem nga ajo, nga mendimet e mia për avokatin e popullit sepse këtë deklaratë po e jap në cilësinë e kryetarit të parlamentit. Zyra e avokatit është e ndarë prej institucioneve tjera, është zyrë e pavarur e cila do duhej ta kryente punën e vet, por në anën tjetër edhe gjithçka që kemi, mendoj që duhet të dëgjohet më mirë prej avokatit të popullit edhe kur ne japim kritika si deputet po prej institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit