Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili gjindet për vizitë zyrtare në Austri, ka thënë se do ta vizitën me patjetër në Hagë.
Konjufca ka folur për RTK’në rreth vizitës së mundshme të tij në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Ai u zotua se do t’i vizitoj “patjetër” ish-krerët e UÇK-së
“Do ta bëj vizitën në Hagë, patjetër. Është e padrejtë kjo që po i bëhet Kosovës dhe luftës së UÇK-së. Ne e dimë se për cka ka qenë lufta jonë, ka qenë e drejtë dhe për çlirim”, tha Konjufca
Për një vizitë të tillë ka paralajmëruar edhe javën e kaluar, derisa Konjufca pati njoftuar që vizita do të realizohet në fund të muajit.