-0.2 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Konjufca dhe Meinl-Reisinger flasin për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Austri

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot në Vjenë një takim me ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, avancimin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal.

Zëvendëskryeministri Konjufca e falenderoi ministren Meinl-Reisinger për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Të ngjashme

Të fundit