Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se çlirimi i Kosovës është është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm, siç u shpreh ai, mes faktorit vendor dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.
Ai u shpreh se Dita e Çlirimit të Kosovës koincidoi edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
“Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshmës mes faktorit vendor dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë, një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës, por ishte poashtu një sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e Çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha ai.
Konjufca u shpreh se kjo s’do të mund të arrihej pa miqtë tanë ndërkombëtar.
“Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtar, pa shtetet të cilat e ndihmuan çlirimin e Kosovës, por kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejtë”, u shpreh tutje ai.