8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Konjufca – Blairit në seancën solemne: Ky parlament është i juaji, urdhëroni

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohjen ndaj forcave të NATO-s për intervenimin në Kosovë dhe mbështetjes së Blair për çlirimin e vendit, raporton EO.

Para se ta ftonte për të folur para deputetëve, Konjufca tha se ky parlament është edhe i Blairit, i cili luajti një rol të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës më 1999.

“Jeni gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë dhe duhet të ndiheni, e nuk kam kurrfarë dyshimi që ndiheni po sikur në shtëpinë tuaj, prandaj edhe kjo foltore, edhe ky parlament, është i juaji”, tha Konjufca.

Ai tha se Blair dhe figurat e tjera e ndalën gjenocidin në Kosovë.

“Ne jemi të gjithë të nderuar, zonja dhe zoterinj, të dashur kolegë, ta kemi të pranishëm mikun e madh të Kosovës, njeriun i cili në çdo pozitë në tē cilën ishte, e sidomos për 10 vite sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ditët tona më të rënda si popull”, tha Konjufca

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit