Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, ku citohet t’i ketë komunikat dënimin e fuqishëm të Kosovës ndaj sulmeve të Iranit ndaj shteteve partnere në rajon,
“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ai ka falënderuar homologun e tij për urimet pas marrjes së detyrës dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.






