Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë parë më në humor sot, derisa u pajtuan për ta hartuar një raport të ri për verifikimin e mandatave.
Në disa pamje të kapura nga Nacionale, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes është parë duke u bërë muhabet deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e Hykmete Bajramit.
120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që raporti i ri të hartohet nga komisioni që është formuar më 15 prill.
“Konstatojmë se 120 deputetë janë për komisionin e njëjtë. Lus anëtarët e komisionit të mblidhen për 30 minuta dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve” – ka thënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Më pas, komisioni është mbledhur dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të raportit të ri