Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka dhënë një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës.
Në këtë intervistë, kryekuvendari ka folur për shumë tema, përfshirë, pashmangshëm, edhe çështjen e Asociacionit.
Në lidhje me këtë temë, Konjufca befasoi me një qëndrim. Ai deklaroi se Asociacioni bëhet veç me njohje.
“Dhe tash, kur do të bëhet ajo nëse bëhet. Asociacioni, mendoj, që nuk bëhet hiç. Pozicioni i Qeverisë është ky: Asociacioni bëhet veç me njohje. Vetëm me njohje. E këtë Vuçiqi nuk e bën kurrë, e si rrjedhim vimë që nëse nuk e bën ai nuk e bëjmë hiç.” – deklaroi ai.
Konjufca foli edhe për draft-statutin e propozuar nga BE-ja.
“Ky drafti i BE-së është ndryshe. Por, ky nuk është fakt i kryer. E para i bie që pozicioni i Republikës së Kosovës duhet të jetë që BE nuk e ka atë kompetencë për me shkru draft për Kosovën.” – deklaroi Konjufca,