Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, në një intervistë të dhënë të enjten ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe ka kërkuar kalimin e procesit të zgjedhjes së kryeparlamentarit për ta testuar Kurtin më pas nëse i ka votat për Qeveri. Konjufca kishte aluduar se Kurti mund t’i ketë votat e NISMA-s meqë Limaj ka treguar se është i hapur për koalicion.
Limaj i pyetur për këtë në hyrje të seancës konstituive, tha se pa marrëveshje politike s’mund t’i ketë askush votat e NISMA-s.
“Si ka askush [numrat]Përmes marrëveshjes politike ndërtohen numrat dhe shumica. Pa marrëveshje s’mund të ketë ndonjë zgjidhje. Duhet të ketë shpejt marrëveshje politike”, ka thënë Limaj.
Sipas kreut të NISMA-s, Kosova është duke humbur shumë nga kjo bllokadë politike.
Konjufca ka dekalaruar dje se LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.
“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për zotin Limaj, për shembull”, tha Konjufca