-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Konjufca akuza në drejtim të Administratave Biden dhe Obama: E vendosën Kosovën në situatë të disfavorshme

- Advertisement -

Glauk Konjufca kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legjislaturën e fundit ka qenë në krye të Parlamentit, ka adresuar kritika ndaj Administratës në largim të Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Barack Obama. Sipas Konjufcës, këta dy Presidentë e kanë vënë Kosovën në situatë të disfavorshme.

“Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë” ka thënë Konjufca.

“Dhe neve gjatë kësaj kohe na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia të cilat shumë e kanë dëmtu reputacionin e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës” është shprehur ai.

“Prej vitit 2011 e kanë pasur një qasje të disfavorshme ndaj Kosovës. Po, po pikërisht Administrata e Presidentit Obama dhe e Presidentit Biden” ka shtuar Konjufca në një intervistë për RTK të dielën.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit