18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Kongresmeni amerikan Pete Sessions i bashkohet Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan

- Advertisement -

Kongresmeni Pete Sessions është anëtari më i ri i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i njohur ndryshe si “Caucus-i Shqiptar”.

Ky grup përbëhet nga ligjvënës amerikanë të cilët mbështesin interesat e shqiptarëve në SHBA dhe në Ballkan.

 

 

Lajmi u bë i ditur nga organizata “Albanians for America” (Shqiptarët për Amerikën), e cila njoftoi se Kongresmeni Sessions është tashmë pjesë e këtij grupi ndërpartiak që promovon marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Në një mesazh të posaçëm Kongresmeni Sessions ka thënë se rikonfirmon përkushtimin e tij për të mbështetur shqiptarët, si në SHBA ashtu edhe në Ballkan.

 

 

“Theksoi rolin jetik të diplomacisë amerikane dhe nevojën për një angazhim të vazhdueshëm në rajon. Vlerësoi punën e palodhur të përfaqësuesve të AFA-së, Gino Mulliqi dhe Doc Vranici, për avokimin e çështjeve shqiptare në Uashington”, thuhet në njoftimin e organizatës “Albanians for America”.

“Albanians for America” e falënderoi kongresmenin Sessions për mbështetjen dhe përkushtimin e tij në forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe popullit shqiptar.

Javë më parë, deputeti i PDK-së, Artan Behrami kishte takuar kongresmenin, Pete Sessions, të cilin e kishte njoftuar për padrejtësitë që po ndodhin në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së.

 

Të ngjashme

Të fundit