6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Kongresmeni amerikan: Administrata Trump synon mbylljen e konflikteve, Grenell do të ketë një zë në çështjen Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin amerikan, Mike Lawler ka thënë se SHBA-ja nuk përzihet në atë se kush do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.

“Kur njerëzit flasin në zgjedhjet e tyre, objektivi është që të respektohet dhe të pranohet kjo, dhe të punojmë bashkë për t’i kaluar ndarjet. Në secilin shtet njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë që ata duan, dhe objektivi i SHBA-së nuk është që të vendosë kush e bën qeverinë, objektivi ynë është që të punojmë me këdo që njerëzit e zgjedhin, prandaj kjo është përgjegjësia jonë”, ka thënë Lawler, në një intervistë për emisionin “Interaktiv Talks” të gazetarit, Xhemajl Rexha.

Sipas Lawler, Kosova është një aleate e madhe e SHBA-së, dhe ai beson që është në interes të sigurisë kombëtare të Amerikës që t’i mbajë trupat e veta në Kosovë.

Duke folur për qasjen e administratës Trump, Lawler ka thënë se “ambasadori Grenell do të ketë zë në këtë proces, por që aty janë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz”.

Lawler ka pohuar se përfundimi i pritshëm i luftës në Ukrainë, do të mundësojë koncentrimin në pjesë të të tjera të botës duke përfshirë “sigurimin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit