Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresmeni Michael Turner.
Delegacionit i është bashkuar edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ka njoftuar KFOR-i.
Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş ka informuar delegacionin amerikan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për angazhimet aktuale të KFOR-it.
Ai ka theksuar përkushtimin e pandryshuar të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës.
Ulutaş gjithashtu ka vlerësuar lart kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.






