Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shprehet i nderuar që priti në takim në SHBA, presidenten Vjosa Osmani.

Torres shkruan se ka pak vende në tokë ku Amerika vlerësohet jashtëzakonisht lartë si në Kosovë.

”Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një shkallë më të lartë miratimi sesa në Kosovë, e cila dallohet si një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”.