Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, i cili njohët si mbështetës i madh i Kosovës, ka mirëpritur kërkesën amerikane që Serbia të tërheqë menjëherë forcat që ka vendosur afër kufirit me Kosovën.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën në veri.
Sipas tij, shteti serb të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit.
“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruar ai.
Ai është shprehur i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”.
Mbrëmë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri.
Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka mirëpritur edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.
“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë. ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.” – ka shkruar Osmani.