SHBA-ja ka qenë e vendosur në qëndrimin se nuk do të përfshihet në sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit, mirëpo ka lëvizje të forcave ajrore amerikane gjithnjë e më shumë drejt rajonit, përcjell Gazeta Metro.
Raportimet e fundit tregojnë se rreth 30 aeroplanë furnizues të avionëve ushtarakë janë nisur nga SHBA-ja drejt Europës para pak orësh.
Ky duket të jetë një ripozicionim i forcave ajrore amerikane përderia konflikti mes Izraelit dhe Iranit po shkon drejt përshkallëzimit të mëtejmë.
Në ditën e parë të sulmeve ajrore izraelite ndaj caqeve ushtarake dhe bërthamore në Iran, Departamenti i Shtetit në SHBA njoftoi se Izraeli ka marrë vendim unilateral dhe se Amerika s’është e përfshirë.
Sidoqoftë, Irani ka kërcënuar SHBA-në me sulme ndaj bazave ushtarake në Lindjen e Mesme nëse ajo vendos të marrë pjesë në sulmet e Izraelit ndaj caqeve iraniane.