Haxhiu tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike që i ka pasur me Selimin, ai e ka vizituar teksa njoftoi se ky i fundit edhe i ka kërkuar falje për konfliktin që vite më parë e kishin në kuvend.
“Unë e kam vizituar Rexhën në Hagë. Unë kam pasur mosmarrëveshje politike me Rexhën, ka qenë i manipuluar prej Albin Kurtit në shumë beteja politike që kanë qenë brenda. Kam folur me Rexhën, më ka kërkuar falje për atë rastin”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” .
Tutje, Haxhiu ka akuzuar ish-deputetë e deputetë aktual të VV-së se kanë deponuar dosje në Hagë kundër UÇK-së.
“Këta që kinse kanë qenë kundër Gjykatës Speciale janë të njëjtit që kanë dorëzuar raporte kundër UÇK-së, janë pjesë e Vetëvendosjes. Kanë deponuar në Hagë, ish-deputetët të VV-së dhe deputetë aktual në listën e VV-së kanë deponuar dosje në Hagë, njëjtë siç ka deponuar prokuroria e Serbisë”, tha ai.