Në lidhje me tensionet e ashpra në veri pas sulmit terrorist të para një jave, ka reaguar edhe ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili çështjen e veriut e sheh tashmë si “plagë edhe më të përkeqësuar” teksa shton edhe se konfliktet e ngrira “nuk mbesin të ngrira përgjithmonë”.
“E di që më lehtë është të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe e serbëve të mbetur në Kosovë është dashur të zgjidhet shum kohë më parë. Në vend të kësaj, është lënë aty si plagë edhe më e përkeqësuar. Është dashur të kuptojmë mësimin: konfliktet e ngrira s’mbeten të ngrira përgjithmonë”, ka shhkruar Bildt në “X”.