-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Konfiskohet mjaltë në aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mjaltë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, malli ishte i padeklaruar në aeroport.

Dogana ka bërë të ditur se gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar, ku pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara në vlerë 2,922.78€.

“Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar.

Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:

– 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€

– 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€

Vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit