29 patentë-shoferë janë konfiskuar në 24 orët e para të vitit 2024.
Policia i ka shtuar masat e sigurisë në trafik, me 496 pika kontrolli.
Kjo për shkak të ndëshkimit të atyre që nuk i kanë përfilluar rregullat në trafik.
“Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe”, thuhet në njoftim.
Para disa javësh, një aksident i tmerrshëm ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit.
Si pasojë e një gare automobilistike vdiqën tre të rinj e u plagosën tre të tjerë.
Deri tek aksidenti kishte ardhur, kur njëri nga shoferët humbi kontrollin e veturës së tij duke i goditur disa këmbësorë, që ishin duke e shikuar garën.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy vozitësit e veturave, të cilët kishin garuar.