Home Lajme Konfiskohen tetë iPhone 16 në Aeroportin e Prishtinës

Konfiskohen tetë iPhone 16 në Aeroportin e Prishtinës

0
Konfiskohen tetë iPhone 16 në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka konfiskuar të premtën tetë iPhone 16 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Dogana ka njoftuar se ka parandaluar rastin e kontrabandimit me telefonat e rinj, dhe se ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtës.

“Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme. Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë (telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar. Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version