Sot rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm.
Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganorë u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.
Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtarë është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produkte kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe.
Dogana njofton se mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës. Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.