24.6 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Konfiskohen 245 monedha false 2-euroshe në një bankë në Graçanicë

- Advertisement -

Në Kosovë ende po vazhdon përdorim i parave false, kryesisht i atyre me vlerë 2 euro.

Rasti i fundit i përdorimit të parave të falsifikuara është raportuar nga një zyrtare e bankës në fshatin Preoc të Graçanicës.

Punonjësja e bankës ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 245 monedha metalike 2 euro, në vlerë të 490 eurove.

Lidhur me këtë rast, në njoftim është bërë e ditur se monedhat janë falsifikuar dhe rasti është ende duke u hetuar.

“Fsh. Preoc, Graqanicë  07.12.2023 – 15:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245×2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit