8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Konfiskimi i armëve në veri, Kurti: Siguria e njerëzve mbetet prioritet

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksioneve të policisë në veri të vendit, të cilat kanë rezultuar me konfiskim të një sasie të konsiderueshme të armatimit e të mjeteve ushtarake..

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka thënë se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët, derisa ka theksuar se siguria e njerëzve dhe e vendit mbeten prioritet kyç për qeverinë.

“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit”.

“Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit