15.2 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Konfirmon Hamza: Lladrovci pjesë e PDK-së, Drenasi komuna e shtatë e partisë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka komentuar takimin e fundit që pati me kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka konfirmuar se Lladrovci është pjesë e PDK-së.

“Gjendja është se ne bashkë do ta arrijmë rezultatin që Partia Demokratike e Kosovës ta formojë Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës dhe ta udhëheq Qeverinë, unë jam i bindur se do ta maksimalizojmë votën sikurse në zgjedhjet e kaluara që kemi fituar rreth 20 mijë vota si Parti Demokratike e Kosovës në Drenas. E pres këtë rezultat ndoshta edhe me një rritje. Nuk është e lehtë me u arrit, por është e mundshme”.

“E kam thënë edhe publikisht se asnjëherë nuk ka pasur vendim që Lladrovci nuk është në PDK dhe asnjëherë nuk ka thënë që nuk është në PDK, Lladrovci nuk ka bërë iniciaitivë”, deklaroi mes tjerash ai.

Kreu i PDK-së theksoi më tutje se Drenasi është komuna e shtatë e subjektit politik me të cilin udhëheq ai.

“ Zgjedhjet lokale kanë përfunduar, Lladrovci është kryetar i Komunës së Drenasit dhe është komuna e shtatë e Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi Hamza.

Të ngjashme

Të fundit