6.8 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Konfirmohet, vetëm Bedri Hamza kandidat i PDK-së

- Advertisement -

Kryesuesja e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se deri në afatin e paraparë ka pranuar nënshkrimet vetëm për një kandidat për postin e kryetarit të partisë.

Sipas saj, dokumentacioni i dorëzuar tregon se Bedri Hamza është i vetmi që ka siguruar mbështetjen e nevojshme për t’u kandiduar në këtë proces të brendshëm zgjedhor.

Pas konfirmimit zyrtar, Çitaku i ka dhënë fjalën Hamzës, i cili pritet të paraqesë vizionin e tij për drejtimin e PDK-së dhe planet për të ardhmen e partisë.

Ky zhvillim e bën Hamzën kandidat të vetëm në garën për kryetar, duke e kthyer zgjedhjen e tij në një procedurë më tepër formale gjatë konventës

Të ngjashme

Të fundit