Tottenham Hotspur e shkarkoi këtë të hënë edhe trajnerin e përkohshëm, Cristian Stellini, i cili e mori këtë detyrë pasi u shkarkua Antonio Conte.
Në letrën e presidentit Daniel Levy, e publikuar nga faqja zyrtare e klubit, thuhet se deri te ky vendimi erdhi pas humbjes së pësuar në fundjavë ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 6:1.
Përveç italianit Stellini, nga klubi është larguar edhe stafi i tij. Ai udhëhoqi skuadrën londineze nga 26 marsi, teksa ishte e paraparë që të qëndronte në pozitën e trajnerit deri në fund të sezonit.
Nga Levy u bë e ditur se skuadra në vazhdim do të drejtohet nga Ryan Mason.
Për stafin e trajnerëve u tha se do të njoftohet më vonë.
“Ryan Mason do të marrë detyrën e trajnerit me efekt të menjëhershëm. Ryan e njeh mirë klubin dhe lojtarët. Ne do të përditësojmë më tej për stafin e tij stërvitor në kohën e duhur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga Tottenhami.