9.6 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Konfirmohet suspendimi i Diazit

- Advertisement -

Para ndeshjes ndaj Freiburgut të shtunën në Bundesligë, trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, e ka konfirmuar suspendimin e Luis Diazit.

Diaz do të mungojë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që e mori në fitoren 2:1 të bavarezëve ndaj Paris Saint-Germainit në Champions.

Diaz kishte bërë ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, duke e lënë marokenin të lënduar rëndë.

Kolumbiani nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen ku mbeti i lënduar futbollisti më i mirë afrikan për këtë vit, Hakimi, kolumbiani Diaz i realizoi dy gola.

Megjithatë, Diaz do të luajë në duelin ndaj Freiburgut në elitën gjermane të shtunën.

28-vjeçari është në formë të lartë në këtë edicion, me 11 gola e 5 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit