21.9 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Konfirmohet sulmi ndaj deputetit Adem Hoxha, policia dhe bashkëshortja e tij japin detaje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Ky i fundit është sulmuar nga një person derisa merrte pjesë në një tubim me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në fshatin Zlipotok të Dragashit.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, ka thënë Bytyqi.

Detaje tjera ka thënë edhe bashkëshortja e deputetit.

Në një prononcim për Kallxo.com, N. Hoxha ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar derisa kanë qenë në një tubim.

“Rasti ka qenë deri sa ishim në një tubim, ka pasur shumë njerëz aty dhe gjithë kohën ai na ka ofendu në mënyrë verbale, na ka thënë fjalë banale gjithë kohës. Dhe pastaj më sulmoi mua, dola nga vetura dhe i thash të largohet nga familja ime, sepse ishim në një tubim. Më sulmoi dolën njerëz, vajzën e kam pas aty të mitur ajo është traumatizuar”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka bërë me dije se personi që i ka sulmuar vazhdimisht iu bën probleme.

Sipas saj, sulmuesi jeton jashtë vendit dhe tani ka ardhur në pushime në Kosovës.

“Jo nuk e di cka ka ai me ne me vite të tëra po merret me ne, ai gjithë kohës, ne nuk kemi pasur asnjë problem me të, ai shkruan gjithcka në rrjete sociale jeton jashtë, tani ka ardhur në pushime”, ka thënë ajo, duke treguar lëndimet e saj.

“Këmbën e kam të lënduar, kemi marrë tretman në QKMF, vajza nuk ka fjet gjithë natën me shqetësime, tashmë I kemi disa procdura dhe na kanë thënë që të shkojmë prapë në trajtim”, është shprehur ajo

Të ngjashme

Të fundit