18.8 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Konfirmohet: Policia në kërkim të ish-policit që kërcënoi me kallash gjyqtaren në Istog

- Advertisement -

Ish-polici, Abedin Muzlija që kërcënoi gjyqtaren në Istog është në kërkim nga Policia.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Siç bën të ditur Nikçi është bastisur edhe shtëpia e tij, por i njëjti nuk është gjetur.

Poashtu bëhet e ditur se me urdhër prokurorit të shtetit është autorizuar policia e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Me urdhër prokurorit të shtetit është autorizuar policia e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e tij, me ç’rast është identifikuar i njëjti por nuk është gjetur dhe është në kërkim”, tha Nikçi për Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit