-6.7 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Konfirmohet nga drejtori: En Nesyri refuzon përfundimisht Juventusin

- Advertisement -

Sulmuesi Youssef En Nesyri e ka refuzuar përfundimisht kalimin te Juventusi në formë huazimi, këtë e ka konfirmuar drejtori i skuadrës italiane Giorgio Chiellini.

Juventusi kishte arritur marrëveshje me Fenerbahcen për huazimin e En Nesyri për pjesën e mbetur të sezonit, megjithatë lojtari ka kërkuar që transferimi të jetë i përhershëm.

Chiellini ka konfirmuar se “Bianconerët” nuk do ta blejnë lojtarin direkt prandaj marrëveshja ka dështuar.

“En Nesyri ka dyshime rreth marrëveshjes së huazimit dhe tani i shohim këto s’i negociatat të përfunduara. Ne nuk do ta transferojmë En Nesyri në marrëveshje të përhershme”, deklaroi ai.

Ndërkohë, En Nesyri pritet të largohet nga Fenerbahce me Sevillën si opsion konkret.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do të kërkojë ndonjë sulmues tjetër, ku ndër opsionet është edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit.

Të ngjashme

Të fundit