Real Madridi ka konfirmuar largimin e parë në janar.
Endrick do të huazohet te Olympique Lyon, pasi nuk ka qenë pjesë e planeve të ekipit dhe ka pasur pak minuta gjatë sezonit.
Klubi madrilen shpreson që sulmuesi brazilian të fitojë vazhdimësi dhe formë të mirë në Ligue 1, për t’u rikthyer më i fortë në të ardhmen.






