0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Konfirmohet emri i parë, reperi i famshëm italian vjen në Tiranë për “Sunny Hill Festival”

- Advertisement -

Tirana do të presë për herë të parë festivalin “Sunny Hill”. Së fundmi, është zbuluar është zbuluar dhe një ndër të ftuarit që do të interpretojë në festivalin që do të mbahet në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhet fjalë për reperin e famshëm italian, Fedez.

Ka qenë vetë reperi, i cili ka konfirmuar ardhjen në Tiranë ndërsa falenderonte Dua Lipën dhe babain e saj, Dukagjinin. Fedez është shumë i njohur në Shqipëri, jo vetëm për muzikën që bën, por gjithashtu pasi është i martuar me blogeren Chiara Ferragni.

Blogerja e famshme dhe partneri i saj kanë treguar dhe më parë se kanë një raport të afërt me Dua Lipën, gjë që shpjegon dhe ardhjen e tij në Tiranë. Ndërkohë, pritet që të zbulohen emra të tjerë që do të performojnë në festival.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit