Gjatë kësaj jave rikthehet Superliga e Kosovës, java e 26-të.
Në zyrat e FFK-së është hedhur shorti.
Gramos Shala do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes më interesante të kësaj jave, ajo mes Dritës dhe Gjilanit.
Ky takim zhvillohet nesër (e enjte) në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Të premten zhvillohen dy ndeshje. Suhareka e pret Malishevën me gjyqtar kryesor Lirim Jashari dhe Prishtina e pret Feronikelin 74’ me gjyqtar kryesor Mentor Ajetin.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje tjera, kurse te dielen është pushim për shkak të Festës së Bajramit.
Genc Nuza është gjyqtar kryesor i ndeshjes, Llapi – Ballkani.
Kurse, Bardh Ajeti do jetë gjyqtar i takimit Ferizaj – Dukagjini./Indeksonline/