Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, për mosraportim të pasurisë.
Musliu në llogarinë e saj në “Facebook” ka pyetur Gërvallen se pasi ka kaluar kohen me të madhe të jetës në Gjermani, se çfarë i ndodhë një ministri të cilit i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung” dhe po ashtu “a t’ka mbetë një fije ndërgjegje?”.
Ajo ka kërkuar nga Gërvalla të japë dorëheqje nga posti i saj.
“Donikë në Gjermani, ku ti ke kaluar pjesën më të madhe të jetës, çfarë bënë një Ministre kur i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung”? Donikë Zeza a t’ka mbetë një fije ndërgjegje? Nëse po, dorëzo postin sepse po akuzohesh për vjedhje dhe për gënjeshtër të qëllimshme para Agjencionit Antikorrupcion.”, shkruan Musliu.