Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe partneritete të reja.
Ajo u shpreh se “Kosova ishte prezente në këtë platformë globale me një angazhim dinamik në interes të vendit”.
“Në një mjedis gjeopolitik të ekspozuar ndaj rreziqeve të vazhdueshme, angazhimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë mbetet një prioritet global”, shprehet Osmani.
Postimi i plotë: