12.1 C
New York
Thursday, March 12, 2026

Buy now

Konferenca ndërkombëtare e qeverisjes mbahet të mërkurën në Tiranë, Tahiri: Rama do ta prezantojë “Planin Marshall”

- Advertisement -

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se të mërkurën në Tiranë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes.

Ai shkroi në Facebook se pret prezantimin e Planit Marshall nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Postimi i Besnik Tahirit:

Më 10 shtator, Tirana do të mirëpresë edicionin e parë të Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes, International Governance Conference, me pjesëmarrje nga:

– Universiteti i Teksasit (Shkolla George Bush për Qeverisje dhe Shërbime Publike), The Bush School of Government & Public Service,

– Banka Botërore World Bank,

– Ambasada Britanike, British Embassy Tirana, si dhe përfaqësues nga Evropa dhe Lindja e Mesme.

Jam shumë krenar bashkë me ekipin e IGC, bën bashkë ekspertizë nga mbarë bota për këtë proces transformues, mu në Shqipëri, aty ku procesi reformues dhe integrues është në rrugë të mbarë.

Me padurim presim prezantimin e #RAMP4 – Plani Marshall i Kryeministrit Rama, një hap konkret për reforma strukturore në institucionet e shtetit.

#RAMP4 është vetëm fillimi, pas tij vjen raporti i gjerë i konferencës, që do t’i paraqitet Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe Qeverisë së re të Shqipërisë, si bazë për reforma dhe investime të qëndrueshme.

Për më shumë shih listën e plotë e folësve:

Të ngjashme

Të fundit